Zgjedh kontratën e rrymës

Këtu në elpriskollen.se mund shikosh se cilët tregtar rryme e kanë rrymën më të lirë aty ku banon ti. Para se të zgjedhësh tregtarin e rrymës vendos sëpari se cili lloj i kontratës të përshtatet më së miri. Këtu janë katër kontratat më të zakonshme:

Çmimi fiks (fast pris)

Nëse e zgjedh kontratën me çmim fiks [fast pris] ti do të paguash të njëjtin çmim gjatë tërë kohën për të cilën vlen kontrata. Kohëzgjatja më e rëndomtë është një, dy dhe kontrata tri vjeçare.

Çmimi lëvizës (rörligt pris)

Nëse e zgjedh kontratën me çmim lëvizës [rörligt pris] çmimi i rrymës tuaj do të përcjell zhvillimin e bursit nordik të rrymës Nordpool. Çmimi i ytë mund të ngritet dhe të zbres gjatë vitit.Ekzistojnë dy lloje të kontratave lëvizëse: vazhduese [löpande] dhe të afatizuara [tidsbestämda]. Një kontratë vazhduese mund t’a ndërpresësh në kuadër të kornizës për ç’lajmërimin e kontratës. Me kontratë të afatizuar ti obligohesh të blesh rrymën nga i njëjti tregtar rryme gjatë gjithë kohës që përfshihet në kontratë.

Kontratë mikse (Mixavtal)

Kontratë mikse [Mixavtal] do të thotë se ti e paguan një pjesë të rrymës me çmim lëvizës ndërsa pjesën tjetër me çmim fiks. Tek shumë tregtar rryme mund ta shëndrrosh pjesën lëvizëse të kontratës mikse në kontratë med çmim fiks.

Kontratë e ofruar (anvisat pris)

Nëse ti vet nuk e përzgjedh kontratën e rrymës atëherë ndërmarrja e rrjetit elektrik do të ofroj ty një tregtar rryme. Atëherë duhet të paguash të ashtuquajturin çmim të ofruar [anvisat pris], i cili zakonishtë është më i lartë sesa sikur ta kishte zgjedhur vet.Autoriteti Inspektorati i tregut të energjisë sugjeron që të gjithë të bëjnë zgjedhjen e kontratës së rrymës dhe të tregtarit.