Ngrohje qendrore

Edhe nëse klienti i veçantë i ngrohjes qendrore (të qytetit) ka një pozitë relativisht të dobët ndaj ndërmarrjes së ngrohjes qendrore (të qytetit), megjithatë ka një mbrojtje të caktuar për ty klient i ngrohjes qendrore (të qytetit).

Mbrojtja jote si klient i ngrohjes qendrore (të qytetit)

  • Nëse ndërmarrja jote e ngrohjes qendrore (e qytetit) dëshiron të ndryshoj kushtet e kontratës në dëm tëndin, atëherë ndërmarrja duhet të informoj, deri në dy muaj më herët, para se të vlejnë kushtet e reja.
  • Ndërmarrja e ngrohjes qendrore (e qytetit), duhet, po ashtu, të arsyetoj pse p.sh. një ngritje e çmimit është i arsyeshëm.
  • Ti si klient, ke gjithmonë të drejtë të kërkosh bisedime për çmimin dhe kapacitetin që ke rënë dakord. Me rastin e një kërkese të tillë, ti ke të drejtë të marrësh informacionin e duhur, për të qenë në gjendje të zhvillosh bisedime me ndërmarrjen.
  • Nëse nuk bini dakord, ndërmarrja e ngrohjes qendrore (e qytetit), duhet të njoftoj ty me gojë ose me shkrim se bisedimet kanë përfunduar, dhe shkakun pse nuk keni rënë dakord dhe nuk keni arritur një marrëveshje.  
  • Ti atëherë ke mundësi të kërkosh ndërmjetësim tek Pleqësia e ngrohjes qendrore (së qytetit). Ti duhet të kujdesesh që kërkesa për ndërmjetësim, duhet t´i arrin Pleqësisë së ngrohjes qendrore (të qytetit), brenda tri javësh, që nga dita kur përfunduan bisedimet.
  • Nëse ndërmarrja e ngrohjes qendrore (e qytetit), nuk të ka informuar në lidhje me ndryshimet e kushteve të kontratës, ata nuk kanë të drejtë të zbatojnë kushtet e reja të kontratës. Ata nuk kanë të drejtë, as të zbatojnë kushtet e reja, para se të kalojnë tri javë, pasi që bisedimet ose ndërmjetësimi ka përfunduar.
  • Ti ke mundësi të anulosh kontratën e ngrohjes qendrore (të qytetit) falas. Koha normale e anulimit të kontratës është zakonisht tre muaj. Kontakto ndërmarrjen tënde të ngrohjes qendrore (të qytetit), nëse ti dëshiron të anulosh kontratën.

Mbrojte e konsumatorit, në rast të ndërprerjes së ngrohjes qendrore (të qytetit).

Për të pasur të drejtë, ndërmarrja e ngrohjes qendrore (e qytetit) të ndërpret ngrohjen e banesës tënde ose lokalit tënd, vlejnë disa kushte.

Ndërmarrja e ngrohjes qendrore (e qytetit), ka të drejtë të ndërpret ngrohjen tënde qendrore (të qytetit), nëse ti si konsumator, ke shpërfillur detyrimet tua sipas kontratës, p.sh. nëse ti nuk e ke paguar faturën tënde të ngrohjes qendrore (të qytetit).