Gaz natyror

Ti mund të ndërrosh tregtarin e gazit, por jo furnizuesin e gazit. Pasi që gjithnjë ka dallime të çmimeve në mes të ndërmarrjeve, ai që ndërron nga tregtari më i shtrenjtë i gazit në tregtarin më të lirë të gazit, kursen një sasi parash.  

Kështu e ndërron tregtarin e gazit

  • Ti mund të krahasosh çmimet në Kontrollimin e çmimit të gazit                      (sued. Gaspriskollen) e cila drejtohet nga Byroja e tregut të energjisë së konsumatorëve.
  • Nëse dëshiron të ndërrosh tregtar të gazit natyror, ti e kontakton një tregtar tjetër dhe bien dakord për një kontratë. Pastaj kujdeset tregtari i ri dhe ndërmarrja jote e rrjetit për trajtimin e ndërrimit.
  • Ndërkaq, ki parasysh se ti nuk mund të ndërpresësh falas një kontratë për të ndërruar me një kontratë të re gjatë kohës që vlen kontrata.
  • Kur të lidhni një kontratë, tregtari i ri i gazit i dërgon një lajmërim të ndërrimit ndërmarrjes së rrjetit. Kjo duhet bërë 14 ditë para se të fillon shitja.

Ti nuk mund të ndërrosh ndërmarrjen e rrjetit.

Për të marre gazin e transferuar ty, duhet të kesh një kontratë me tregtarin tënd lokal të rrjetit të gazit. Pasi që vetëm tregtia me gaz është vënë në konkurrencë, kështu që nuk mund t´i drejtohesh një ndërmarrje tjetër të rrjetit.

Ndërmarrja e rrjetit është pronar i rrjetit përçues të gazit dhe matësit të gazit, dhe kujdeset që gazin që ke blerë të transferohet ty. Nëse dëshiron të dish se cila ndërmarrje e rrjetit që vepron aty ku banon ti, mund të pyesësh komunën.

Vënia e çmimit nga ndërmarrjet e gazit është e rregulluar dhe e kontrollohet nga Inspektorati i tregut të energjisë. Qëllimi është që ti si klient të paguash një çmim të arsyeshëm për shërbimet e ndërmarrjeve të rrjetit.

Shikoj çmimet e gazit në www.gaspriskollen.se

Këtu gjen çmimet aktuale për gazin natyror. Ka lloje të ndryshme të zgjedhësh të kontratave të çmimeve, p.sh. çmim fiks dhe çmim lëvizës. Përveç kësaj, tregohen çmimet për të ashtuquajtur çmim të përhershëm që ti merr, nëse ti    nuk ke bërë zgjedhje tënde. Kontrollimi i çmimit të gazit (sued. Gaspriskollen) drejtohet nga Byroja e tregut të energjisë së konsumatorëve.

Byroja e tregut të energjisë së konsumatorëve është një byro e pavarur e cila falas të informon dhe jep udhëzime rreth çështjeve në lidhje me tregun e energjisë.